Bota14 Maj 2022, 22:55

Letonia dhe Norvegjia i përgjigjen Turqisë: Finlanda dhe Suedia e kanë vendin në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Letonia dhe Norvegjia i përgjigjen Turqisë: Finlanda dhe Suedia e

Letonia dhe Norvegjia mbështesin futjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ministri i Jashtëm letonez, Edgar Rinkevics tha se NATO do të gjejë një zgjidhje të arsyeshme për të pranuar Finlandën dhe Suedinë si anëtare të reja të aleancës pavarësisht shqetësimeve turke.

“Ne i kemi pasur ato diskutime në aleancë shumë herë më parë. Unë mendoj se ne kemi gjetur gjithmonë zgjidhje të arsyeshme dhe se do ta gjejmë një të tillë edhe këtë herë”, u tha ai gazetarëve, teksa mbërriti për një takim me homologët e tij të NATO-s në Berlin.

“Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës është i një rëndësie të madhe për të gjithë aleancën, dhe në fund të fundit edhe për Turqinë”, tha Rinkevics.

Në të njëjtën linjë është edhe Norvegjia. “Ne nuk e dimë se çfarë dëshiron të thotë Turqia në të vërtetë, por nga perspektiva norvegjeze, ne jemi 100 për qind prapa Finlandës dhe Suedisë nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO,” tha ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeld, po në Berlin.

Bota #Finalnda NATO Norvegji