Bota 2 Tetor 2022, 21:34

Letonia "me sytë" nga Perëndimi/ Fitorja e Unitetit "leksion" populistëve të BE-së dhe "shuplakë" Rusisë

Shkruar nga Pamfleti
Letonia "me sytë" nga Perëndimi/ Fitorja e Unitetit

Letonia "me sytë" nga Perëndimi/ Fitorja e Unitetit "leksion" populistëve të BE-së dhe "shuplakë" Rusisë

Partia e qendrës së djathtë, Uniteti i ri i kryeministrit Krisjanis Karins, ka fituar zgjedhjet në Letoni. Sipas rezultateve paraprake Karins, një kritik i vendosur i Vladimir Putinit, fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme, duke ndëshkuar rëndë partinë e mbështetur nga rusët etnikë. E përkrahur nga elektorati për shkak të kundërshtimit të zëshëm ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia e Vladimir Putinit, Uniteti i Ri i Karins fitoi 19% të votave.

Në Letoni dhe vende të tjera të shkëputura nga totalitarizmi i Rusisë prej kohësh, zemërimi për sulmin ndaj Ukrainës po forcon më tej mbështetjen për solidaritetin euroatlantik. Kjo fitore shkon në kontrast me populistët, si kryeministri hungarez Viktor Orban dhe aleatët e tij të krahut të djathtë në Itali, të cilët kanë shfrytëzuar inflacionin dhe imigracionin dhe kanë nxitur ndjenjat anti-BE për të fituar vota këtë vit.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, partia e Karins ka qenë një nga avokatët më të zëshëm të BE-së për shtrëngimin e sanksioneve. Ai i ka bërë thirrje NATO-s që të forcojë krahun e saj lindor, duke përfshirë kufirin 214 kilometra  të Letonisë me Rusinë . dhe pas një fushate të dominuar nga shqetësimet e sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës, Kariņš i tha Reuters se do të punojë për të krijuar një koalicion partish me të njëjtin mendim.

Por fitorja e tij mund të zgjerojë një përçarje midis shumicës letoneze të vendit dhe pakicës së saj rusisht-folëse për vendin e tyre në shoqëri.

Bota Letonia