
“Leva po vijmë”, lojtarët e Bajernit zbarkojnë në Barcelonë, mesazhi surprizë i Mylerit për sulmuesin polak (Video)
Barcelona do të përballet me Bajernin e Mynihut në “Camp Nou” ku do të kërkojë me patjetër fitoren. Tashmë lojtarët e Bajernit kanë mbërritur në Barcelonë.
Sulmuesi gjerman, Tomas Myler ka publikuar një video në rrjetet sociale ku i drejtohet ish shokut të tij të skuadrës.
“Leva po vijmë”, shprehet ai së bashku me disa futbollistë të tjerë të ekipit.
Bajerni i Mynihut dhe Barcelona do të ndeshen nesër në orën 21:00 në “Camp Nou”.