Sport 2 Gusht 2022, 16:01

Levandovski rikthehet edhe njëherë në Mynih, tifozi e “thumbon”: Hala Madrid (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Levandovski rikthehet edhe njëherë në Mynih, tifozi e

Levandovski rikthehet edhe njëherë në Mynih, tifozi e “thumbon”: Hala Madrid (Video)

Robert Levandovski u largua nga Bajerni i Mynihut për t’ju bashkuar Barcelonës gjatë kësaj merkato vere. Polaku pati një luftë nervash me klubin, deri në momentin kur bavarezët arritën akordin me katalanasit. Edhe pse ka kontribut të padiskutueshëm me fanelën e Bajernit, tifozët nuk e pritën aspak mirë këtë situatë.

Kështu ditën e sotme, ylli i sulmit u rikthye në Mynih për të takuar shokët e skuadrës, pjestarët e klubit. Siç duket kjo ishte ndarja e fundit me klubin. Nuk mund të mungonin tifozët, të cilët dhe pse të zhgënjyer ndodheshin aty. Disa për të shprehur pakënaqësitë, të tjerë për të shkrepur fotot e fundit.

“Hala Madrid”, dëgjohet një prej tifozëve që thumbon kështu polakun, i cili do të rivalizojë me Realin e Madridit në La Liga gjatë sezonit të ardhshëm.

#Lewandowski leaving Munich. Bayern fans: "Hala Madrid!" #FCBayern @SPORT1 @Carsten_Arndt pic.twitter.com/kHCoiZoHIy

— Kerry Hau (@kerry_hau) August 2, 2022

Sport Robert Levandovski sulmuesi polak