Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike. Por brenda Vetëvendosjes shprehen se janë treguar të hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike.
Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës. Ai ka shtuar se ngjashëm ka vullnet edhe gatishmëri për një bashkëpunim edhe me Vjosa Osmanin.
“Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu.