Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme në Berat arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, mjekut Edvin Priftit dhe vlerësimit që iu dha Ardian Dvoranit. Rama tha se ka njerëz që e pyesin se përse nuk arreston njerëzit mirëpo ai tha se nuk është prokuror.
DEKLARATA:
Vetingu është vetëm hedhja e bazave. Vettingu vetëm pastron dhe çlirohet sistemi nga një llum i madh dhe nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të korruptuari. Do kohën e vet. Më shkruajnë mua pse nuk ke arrestuar këtë? A thua unë se jam kryeprokurori i Shqipërisë. Por kjo nuk mund të bëhet kështu. U arrestua një gjyqtare me një grup me vendime të tmerrshme. Është mesazh i qartë për të gjithë. U arrestua një mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë. Deri dje kjo nuk mund të ndodhte.
Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e politikës me vendimin për të vlerësuar me çmimin e veçantë të SHBA të gjyqtarit, që dihet se me kë është përplasur, është shumë domethënëse. Nëse sot themi a kemi drejtësinë që duhet, jo, por cila është pyetja që duhet të bëjmë, është a kemi hedhur bazat, po dhe duhet bërë me durim të madh me drejtësinë e re. Qeveria, ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë ashtu sikurse është e qartë se kush e pengon.
Apo vendimi i Sekretarit të Shteti për të vlerësuar me çmimin e nderit të SHBA, një gjykatës shqiptarë. Ardian Dvorani. Dhe dihet se me kë është përplasur është shumë domethënëse. Ne se kemi drejtësinë që duhet por ne kemi hedhur bazat. Dhe a është zgjedhja kjo, me durim të ndërtojmë sistemin e ri? Kush mund ta mbështesë Drejtësinë. Kjo është shumë e qartë.