Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, nuk ndalet në qëllimin e saj për të vënë në funksion Gjykatën Kushtetuese. Kim ka urdhëruar që afati i fundit të jetë 31 dhjetori, teksa sot bëri thirrje që të gjitha palët duhet të vazhdojnë e të lëviznin me urgjencë.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, ambasadorja e SHBA-së ka përshëndetur mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, sipas të cilës ky është një hap me afër Gjykatës Kushtetuese.
“Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai sjell një hap më afër një Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, thekson ambasadorja.