Kronike28 Janar 2023, 09:13

Lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike, arrestohet 19-vjeçari në Kurbin; shpallet në kërkim vëllai i tij

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike, arrestohet

Dy vëllezër janë kapur në Kurbin teksa lëviznin të armatosur dhe me cigare hashashi me vete. Në pranga ka rënë Gestjan Bitraj dhe në kërkim është shpallur Gerald Bitraj.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin vëllezërit, u gjetën një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike.

“Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj tyre, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, në çantë, një armë zjarri pistoletë, ndërsa 22-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 19 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 22 vjeç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë, sasia e lëndës narkotike kanabis dhe mjetet që i shërbenin ndarjes së lëndës narkotike.”, njofton policia.

Kronike arrestohen dy vëllezërit kurbin