Aktualitet 7 Maj 2018, 06:58

Lezhë, po transportonin mallin e vjedhur nga magazina, policia vë në pranga 29-vjeçarin. Procedon në gjendje të lirë 2 ad

Shkruar nga Pamfleti
Lezhë, po transportonin mallin e vjedhur nga magazina, policia vë

Lezhë, po transportonin mallin e vjedhur nga magazina, policia vë në pranga 29-vjeçarin. Procedon në gjendje të lirë 2 adoleshentë (Emrat)

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 29-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy adoleshentë 16-vjeçarë si bashkëpunëtorë në vjedhje. Ata u arrestuan mbrëmjen e së dielës teksa po transportonin mallin që kishin vjedhur nga magazina.

Njoftimi i policisë

Vërtetohet autorësia e një vjedhje tjetër të kryer ditë më parë nga njëri prej shtetasve të proçeduar .

Me datë 06.05.2018, nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi :

– Aurel Marku, 29 vjeç, banues në Kurbin

U referuan materialet për fillimin e proçedimit penal në gjendje të lirë për shtetasit A.Ll. 16 vjeç dhe R.P. 16 vjeç, banues në Laç.

Proçedimi penal ndaj tyre është referuar pasi, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të vjedhin ofiçinën e shtetasit L.K. në Laç, ku janë kapur në flagrancë nga forcat policore në momentin që po transportonin materialet për në automjetin e tyre.

Shtetasi Aurel Marku dhe shtetasi R.P. , janë kapur në flagrancë, kurse shtetasi A.Ll. ka arritur të largohet por falë një pune të mirëorganizuar nga forcat policore, u kap më pas.

Në cilësinë e proves materiale, u janë sekuestruar materiale si elektromotorra, dinamo etj që po tentonin ti vidhnin tek ofiçina si dhe mjeti tip Benz me targë AA048KA që e përdornin autorët.

Aktualitet 29-vjeçari policia e Lezhës