Kosova23 Qershor 2022, 10:14

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar sot për media para takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me shtetet anëtare të  Bashkimit Evropian.

Presidentja Osmani tha se qytetarët kanë nevojë për një mesazh unik nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Ne natyrisht shpresojmë por nuk dua të jap pritshmëri pasi kjo çështje nuk është në duart tona më. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave katër vite më parë… ne i jemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të vendeve anëtare. Tash është koha që shtetet anëtare të mbështesin këtë proces sepse është padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës”, tha presidentja.

Prishtine