Hajdutë shumë të aftë, duke përdorur një teknologji të panjohur që i bëri ata të padukshëm, kanë vjedhur një libër të ritualeve të magjisë në muzeun ‘Precinema’, në Padova të Italisë.
Agjentët e sigurisë vunë re rreth orës 3:45 të mëngjesit se disa objekte në muze mungonin, përfshirë një kodik i nekromacisë, demonologjisë dhe alkimisë egjiptiane e shekullit të 6-të, një koleksion mesjetar arab mbi rrotën e urrejtjes dhe një fener magjik i shekullit të 18-të.
Ata menjëherë lajmëruan policinë dhe ekzaminuan pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Në një konferencë të shkurtër për shtyp, zëdhënësi i karabinierisë, Lorenzo Ricci, e përshkroi videon si ‘të çuditshme dhe shqetësuese’ dhe tha se investigimi mund të jetë tej mase i komplikuar.
“Kamerat e sigursië treguan se diçka lëvizte rreth librit të magjive, por vetë hajdutët janë totalisht të padukshëm. Nuk e dimë si mund ta kenë bërë diçka të tillë.”
Kapiten Ricci tha se hetuesit po përdornin teknologji shumë të avancuar ushtarake për të zbuluar të vërtetën.
“Hajdutët me shumë mundësi mund të kenë përdorur një lloj pajisje të fshehjes që prodhon një fushë komplekse elektromagnetike. Kamerat me infra të kuqe kanë kapur vetëm siluetën e tyre gjatë vjedhjes, ndërsa kamerat e thjeshta nuk tregojnë absolutisht asgjë.”
Siluetat e hajdutëve shfaqen dy herë dhe shumë shkurt, por ata duken të turbullt nga një lloj fushe energjitike. Dhjetra policë dhe karabinierë kanë rrethuar muzeun, duke u përpjekur të gjejnë ndonjë provë që mund të zgjidhë këtë vjedhje të pazakontë.
Natyra e objekteve të vjedhura ka bërë që shumë njerëz të aludojnë se hajdutët mund të kenë përdorur një lloj magjie për të kryer krimin e tyre.
Kodiku i vjedhur, kopja më e vjetër dhe më e plotë e njohur e ‘Corpus Hermeticum’, dokumenti referues i magjisë hermetike mesjetare, tashmë ka qenë shënjestër e disa përpjekjeve për vjedhje.
Përmban udhëzime se si të krijoni objekte magjie si hajmali, si të kryeni magji dhe të hedhësh fall dhe si të thirrni krijesa të mbinatyrshme si engjëjt, shpirtrat dhe demonët./ Përshtati A.H