Sport 8 Prill 2019, 10:30

Lici flet hapur ndaj presioneve: Kishte, morëm masa!

Shkruar nga Pamfleti

Lici flet hapur ndaj presioneve: Kishte, morëm masa!

Suad Lici pranoi ofertën e Vllaznisë në fillim të sezonit dhe aktualisht është administrator i kuqebluve. Shkodrani, që dikur ka shkëlqyer si futbollit, tregon planet e së ardhmes dhe gjithçka po bëjnë në qytetin verior për të rikthyer Vllazninë në nivele të larta. “Unë mendoj që Vllaznia është klubi më i formalizuar. Ndryshe nga klubet e tjera, kemi çdo kontratë të formalizuar në mënyrë të saktë. Borxhet janë akumuluar gjatë viteve të kaluara. Nuk kemi qenë aty ku duhet në këtë periudhë. Shumë gjëra ndikuan që të binim në Kategorinë e Parë.

“Në një klub futbolli gjithmonë do të ketë problematika. Ka lojtarë që kërkojnë më shumë minuta, por gjithçka duhet të vendoset nëpërmjet meritokracisë. Ne këtë kërkojmë të vendosim në klub. Nëpërmjet meritokracisë, lojtarët mund të japin më të mirën për skuadrën. Klubi ka marrë dy masa pas një ankese të trajnerit Canaj. Me ardhjen e drejtorit teknik do ta analizojmë këtë situatë”.

codramol
smile

Sport