Bota24 Janar 2023, 10:01

Lidhën me litar bankomatin dhe e tërhoqën me makinë, arrestohen 4 të rinjtë në Angli

Shkruar nga Pamfleti
Lidhën me litar bankomatin dhe e tërhoqën me makinë,

Britani e Madhe, 4 të rinj tërheqin zvarrë bankomatin; arrestohen pak orë më vonë

4 të rinj u arrestuan në Britaninë e Madhe pak pasi vodhën një bankomat. Kamerat e sigurisë regjistruan momentin, kur ata arritën ta merrnin atë nga qendra tregtare dhe ta largonin duke e tërhequr me makinë.

Ngjarja ndodhi në Buckinhamshire, ku një grup të rinjsh fillimisht goditën me makinë bankomatin dhe më pas e lidhën me litar dhe e tërhoqën zvarrë. Pas kësaj, autoritetet aktivizuan njësitë me helikopter nëpërmjet të cilave i gjurmuan dhe arritën t’i kapin 4 autorët teksa ishin duke lëvizur me makinë, bashkë me bankomatin që e tërhiqnin zvarrë.

Gjatë ndjekjes nga Policia, njëri prej tyre tenton të dalë nga makina, dhe arratiset  në  një zonë malore pranë, por kapet nga policët, që kishin dalë në terren bashkë me qentë që i përdorin për nuhatjen e lëndëve narkotike.

100 mijë paund është vlera e parave që ndodheshin në bankomat, llogaritur bashkë me dëmet materiale që 4 të rinjtë britanikë shkaktuan. Të arrestuarit janë: Tony Smith, 23-vjeç, John Mitchell, 20, Alan Smith, 47 dhe Samuel Mitchell, 19-vjeç janë shpallur fajtor për tentativë vjedhje.

Bota bankomat Britani e Madhe