Zbulohet një nga fijet lidhëse të Ilir Metës me organizatën ‘Ndrangheta’. Kush është biznesmeni që njihet me emrin ‘Niku’ mes bosëve të mafies italiane dhe që ka lidhje të forta deri tek Veliaj dhe Edi Rama! Pse po heshtin mediat e Tiranës?
Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Edi Rama përmenden rëndom në një kontekst shumë komprometues në bisedat e përgjuara mes bosëve të mafies italiane, pjesë e organizatës mafioze ‘Ndrangheta’. Nga dosja e anti-mafias italiane, mafiozi Ercole D’Alessandro i thotë mafiozit tjetër Antonio Gallo, i njohur me nofkën “Princi”, se Ilir Metën do t’ja prezantonte atij dhe jo Tommaso Bruttos. Nga biseda e përgjuar duket qartë se Ilir Meta ka lidhje të fuqishme me Ercole D’Alessandro. Ata përmendin emrin e politikanit Pier Ferdinando Casini, i cili ka lidhje me politikanët shqiptarë. Dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Pier Ferdinando Casini është shoku dhe miku i ngushtë i Ilir Metës.
Pamfleti ka mësuar nga burime tepër të sigurta se Casini hyn shpesh në Presidencë, për të takuar Ilir Metën. Meta dhe Casini, i përmendur nga pjesëtarët e ‘Ndrangheta’-s kanë kanë lidhje të forta me njëri-tjetrin dhe të zgjatura në kohë. Nëde drejtësia italiane konfirmon rolin e Casinit në raport me mafien, Ilir Meta duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të merret nën hetim. Jo rastësisht, kohë më parë Ilir Meta doli edhe përgjimet e sekserit të famshëm të politikanëve italianë, Valter Lavitola, ku bënin pazare për investime në Shqipëri. Tashmë u takon organeve të drejtësisë të zbardhin më tej fijet e errëta të Metës dhe mafies italiane.
Por, në një kontekst edhe më komprometues rezultojnë bisedat për Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Mafiozët thonë se mund t’i blejnë lehtësisht politikën e Shqipërisë, për të ngritur kulla në Tiranë. Dosja që çoi në pranga rreth 50 persona në Itali, ka në qendër të saj përgjimet e sekserit të Ndragheta-s, Antionio Gallo, i cili njihet me avokatin Claudio Larussa, ku planifikojnë ngritjen e kullave në Tiranë. Avokati Larussa përmend pikërisht emrin politikanit Pier Ferdinando Casini, i cili ka lidhje me politikanët shqiptarë.
Por biseda më interesante është ajo e Antonio Gallo me biznesmenin Antionio Speziali. Që të dy flasin për një një biznesmen me emrin “Niku”, të cilin e përshkruajnë si një person me lidhjet deri tek kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai është një ‘urith’ tenderash, i cili pastron para me ministrat dhe drejtorët e Bablokut. Bisedat mes mafiozëve italianë janë plotësisht të vërteta, pasi ‘Besniku’, veprimtarinë e të cilit do ta publikojmë në vijim, vërtetë ka thyer me para Rilindjen, sidomos ministren Ogerta Manastirliun. / Pamfleti