Sport26 Shtator 2022, 22:52

Liga e Kombeve/ Italia bën detyrën përballë Hungarisë; Anglia dhe Gjermania dhurojnë spektakël, por jo fitues

Shkruar nga Pamfleti
Liga e Kombeve/ Italia bën detyrën përballë Hungarisë;

Mbyllet me spektakël dhe gola mbrëmja e Ligës së Kombeve, në Ligën A. Italia bëri punën në ndeshjen përballë Hungarisë, duke fituar në transfertë me rezultatin 0-2 dhe duke mabajtur vendin e parë në grupit 3, në Ligën A. Golat për Italinë u shënuan nga Raspadori dhe Dimarco. në minutën e 52-të.

Ndërsa, supersfida mes Anglisë dhe Gjermanisë u ndal në barazim 3-3 pas një spektakli golash në pjesën e dytë.

Për Gjermanët shënuan Havertz, 2 gola dhe Gundogand, ndërsa për Anglinë shënuan Shaw, Mount dhe Kane.

Ndërkohë që në Ligën B, Finlanda fitoi në transfertë ndaj Malit të zi me rezultatin 0-2. Rumani fitoi ndaj Bosnje Hercegovinës me rezultatin 4-1

Në Ligën C Maqedonia e Veriut u mposhtet nga Bullgaria me rezultatin 0-1, ndërsa Gjibraltari u mund nga Gjeorgjia me rezultatin1-2.

Sport #Gjermai-Angli #Kombeve #Liga