Sport 7 Qershor 2022, 22:54

Liga e Kombeve/ Italia fiton jo pa vuajtje ndaj Hungarisë, Kejn shpëton nderin e Anglisë ndaj Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti
Liga e Kombeve/ Italia fiton jo pa vuajtje ndaj Hungarisë, Kejn

Liga e Kombeve/ Italia fiton jo pa vuajtje ndaj Hungarisë, Kejn shpëton nderin e Anglisë ndaj Gjermanisë

Italia është rikthyer te rezultatet pozitive, pas disa zhgënjimesh. “Axurrët” mundën 2-1 në shtëpi Hungarinë, në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Ekipi i Mançinit reralizoi dy gola në pjesën e parë, duke vendosur gjithçka në shinat e duhura. 

Perla e Barrelës në minutën e 30 përfundoi në rrjetë, ndërsa dyfishimi erdhi nga Pelegrini. 

Italianët bënë gabimin në minutën e 60, pasi Mançini dërgoi topin në portën e tij, por fatmirësisht për ta nuk ndikoi asgjë në fund, pasi rezultati mbeti i pandryshuar. 

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gjermani-Angli përfundoi 1-1. Goli i parë erdhi pas 50 minutash lojë, me Hofman, ndërsa në fund erdhi barazimi me Kejn, nga penalltia. 

Sa i përket rënditjes, italianët kryesojnë me 4 pikë, e dyta qendron Hungaria me 3 pikë,  Gjermania e 3-ta me 2 pikë, ndërsa Anglia mbyll renditjen me 1 pikë. 

Sport Anglia Gjermania Hungaria Italia Liga e Kombeve