Sport 9 Qershor 2022, 23:01

Liga e Kombeve/ Spanja dhe Portugalia nuk falin, Greqia bën detyrën, zhgënjen Maqedonia e Veriut

Shkruar nga Pamfleti
Liga e Kombeve/ Spanja dhe Portugalia nuk falin, Greqia bën detyrën,

Liga e Kombeve/ Spanja dhe Portugalia nuk falin, Greqia bën detyrën, zhgënjen Maqedonia e Veriut

U luajtën mbrëmjen e sotme 9 sfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku nuk munguan surprizat, teksa u regjistruan në total plot 20 gola. Në Ligën A, Spanja dhe Portugalia nuk kanë falur duke mposhtur respektivisht Zvicrën dhe Çekinë. Ndërkohë në Ligën B, u regjistrua vetëm 1 gol, ai i Serbisë ndaj Suedisë. 

Për sa i përket sfidave të Ligës C, spikat fitorja e Kosovës ndaj Irlandës së Veriut, me rezultatin 3-2, zhgënjen Maqedonia e Veriut në shtëpi ndaj Gjeorgjisë, teksa Gjibraltari shtangu Bullgarinë, duke i marrë 1 pikë. Në sfidën tjetër, Greqia bëri detyrën ndaj Qipros. Sfida e vetme në Ligën D, ishte ajo mes Maltës dhe Estonisë që përfundoi me rezultatin 1-2. 

Sport Greqia Liga e Kombeve Maqedonia e Veriut Portugalia Spanja