Sport 2 Gusht 2022, 15:35

Liga e Konferencës dhuron surpriza në “play off”, Shkëndija mund të përballet me gjigantët turq, “përplasje” shqiptarësh nëse eliminojnë kundërshtarët

Shkruar nga Pamfleti
Liga e Konferencës dhuron surpriza në “play off”,

Liga e Konferencës dhuron surpriza në “play off”, Shkëndija mund të përballet me gjigantët turq, “përplasje” shqiptarësh nëse eliminojnë kundërshtarët

Liga e Konferencës ka njohur sfidat e fazës “playoff”, ku nuk kanë munguar surprizat për klubet shqiptare.

Kuqezinjtë e Shkëndijës, nëse arrijnë të kualifikohen përballë AIK atëherë do të ketë përballë të eliminuarin e sfidës Fenerbahçe-Slovaçko. Në letër ky duket një kundërshtar i lehtë për gjigantin turk, por një surprizë mund ta vendoste atë përballë ekipit tetovar, gjithmonë nëse kjo e fundit kualifikohet.

Nga ana tjetër, mund të kemi një përballje shqiptare, midis Shkupit dhe Ballkanit. Nëse kampionët e Maqedonisë eliminohen nga Shamrok Rovërs dhe nëse ekipi i Ilir Dajës kualifikohet përballë Klaksvik, atëherë të dyja skuadrat do të kenë përballë njëra-tjetrën në “playoff”.

Sfidat:

Maribor/ Helsinki – Shaktjor Soligorsk / Kluzh

RFS / Hibernians – Linfild / Zyrih

Vikingur Rejkjavik / Leç Poznan – Malmo / Dudelanzh

Shamrok Rovërs / Shkupi – Ballkani / Klaksvik

Zrinjski / Tobol Kostanaj – Olimpiakos / Sllovan Bratislava

CSKA Sofia / Shën Patrik Atletik – Brondbi / Bazel

Vaduz / Kaniaspor – Neftçi / Rapid Vien

Spartak Trnava / Rakov – Slavia Praha / Panathinaikos

Apoel / Kizilzar Petropavlovsk – Spesi / Djurgardens

Makabi Tel-Aviv / Aris – Nis

Zoria Luhansk / Universitatea Kraiova – Lugano / Hapoel Ber-Sheva

Breidablik / Istanbul Bashakshehir – Lilestorm / Rojal Antverp

Dunajska Streda / FCSB – Viking / Sligo Rovërs

AEK Larnaca / Partizan Beograd – Levski Sofia / Hamrun Spartans

Fiorentina – Tuente / Çukariçki

Vijareal – Hajduk Split / Vitoria

Këln – Fehervar / Petrokub

Uest Hem – Viborg / Torshavn

KUPS / Jang Bojs – Paide Linameskond / Anderleht

Fenerbahçe / Slovaçko – AIK / Shkëndija

Molde / Kisvarda – Volfsberger / Gzira Junajtid

Dunde Junajtid / AZ Alkmar – Riga / Gil Visente

Sport Ballkani Liga e Konferencës Shkëndija e Tetovës shorti i play off-it