Politike 1 Korrik 2022, 11:10

“Ligjet”/ PD thërret në dëgjesë ministrin e Drejtësisë, KLP-në, KLGJ-në dhe avokatët: Përplasja për hartën e re gjyqësore, çështje sensitive

Shkruar nga Pamfleti
“Ligjet”/ PD thërret në dëgjesë ministrin e

Foto Ilustruese

Harta e re Gjyqësore dhe situata nga bojkoti i avokatëve ka krijuar një ngërç në sistemin e drejtësisë, i cili sipas kreut të Dhomës së Avokatëve Penalistë mund të ndryshojë vetëm me ndërhyrjen e Manjës si negociator.

Gjendja alarmante është ngritur si problematikë edhe në Komisionin e Ligjeve, ndërsa Partia Demokratike kërkoi një dëgjesë ministrin e drejtësisë, Ulsi Manja, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve. Ka qenë deputetja Dhurata Çupi e cila ka bërë kërkesën që në hyrje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

“Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave”, – tha Çupi.

Pas kërkesës së PD, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha kjo dëgjesën do të rakordohet që të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik.

Politike avokatët KLGJ KLP manja PD Përplasja për hartën e re gjyqësore