Sport 1 Shkurt 2023, 17:58

Ligji i ri në Spanjë e “gozhdon” 12-vite pas hekurave, Dani Alvesh pranon byzylykun elektronik për të fituar lirinë me kusht

Shkruar nga Pamfleti
Ligji i ri në Spanjë e “gozhdon” 12-vite pas hekurave,

Ligji i ri në Spanjë e “gozhdon” 12-vite pas hekurave, Dani Alvesh pranon byzylykun elektronik për të fituar lirinë me kusht

Dani Alvesh po bën çdo gjë që është e mundur për të dalë nga burgu, në mënyrë që të paktën të presë në shtëpi deri ditën kur do të zhvillohet seanca gjyqësore për akuzën për përdhunim që është ngritur ndaj tij. Mbrojtësi brazilian ka kërkuar që të lejohet të dalë me kusht, duke plotësuar çdo kërkesë që mund të bëhet nga drejtësia spanjolle që ia mohoi fillimisht.

Ai është treguar i gatshëm të dorëzojë pasaportën e tij dhe të vendosë një byzylyk elektronik që do të tregojë në çdo kohë vendndodhjen e tij, në mënyrë që të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi dhe të zgjidhë edhe krizën familjare. Kjo, pasi e ka lënë partnerja si pasojë e skandalit kur u konfirmua se me apo pa dëshirë, Alvesh kishte kryer marrëdhënie seksuale me 23-vjeçaren që e denoncoi.

Por ndërkohë, në Spanjë bëjnë të ditur se kundër Alvesh është legjislacioni i ri që ka hyrë në fuqi për rastet e përdhunimit, që më datë 7 tetor 2022. Ligji “Vetëm po është po:”, ka rritur në mënyrë të ndejshme masën ndëshkimore ndaj atyre që akuzohen për përdhunim. Nëse më parë, një person fajtor ndëshkohej nga 1 në 4 vite burg, tani dënimi me të cilin përballet Dani Alvesh është nga 4 vite, deri në 12 vite burg.

Sport Dani Alvesh mbrojtësi brazilian