Politike31 Janar 2023, 10:54

Ligji për Koncesionet dhe PPP, Tabaku: Duhen bërë ndryshime, po dëmton buxhetin!

Shkruar nga Pamfleti
Ligji për Koncesionet dhe PPP, Tabaku: Duhen bërë ndryshime, po

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka prezantuar sot nismën e saj për ndryshimet në Ligjin për Koncesione dhe PPP në komisionin e Veprimtarisë prodhuese. Ajo theksoi shqetësimet që janë të lidhura me dëmet financiare në buxhetin dhe në frymën e konkurrencës por edhe shkeljes së MSA.

Kontrolli Lartë i Shtetit ka gjetur një dëm prej 8 mld euro. Kontratat publike dhe PPP janë 2.8 mld euro. Një sërë kontratash kanë ardhur nga ligjet speciale, që targetojnë kompani të veçanta. Duam të paraqesim një paketë ndryshimesh që duan të ndihmojnë ligjin aktual.

Përgjegjësia personale: Çdokush që mban një post publik jo vetëm që duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet por njëkohësisht edhe duhet të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet. Prandaj amendimet janë menduar për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë personale, me parimin e forcimit të refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive. Synimet e amendimeve kanë për qëllim mbrojtjen e kësaj shtrese.

Transparenca: Duke publikuar dokumentet e plota dhe të përhershme në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve.

Rritje e skrupolozitetit të luftës kundër pastrimit të parave: Shqipëria prej vitit 2019 është futur në listën gri të vendeve që hetohen dhe dyshohen për Pastrimin e Parave. Amendimet tona detyrojnë çdo subjekt tregtar për dorëzimin e një raporti të detajuar të të ardhurave dhe justifikimin e tyre sa herë që subjekti do të pajiset me leje ndërtimi apo certifikatë përdorimi. Po kështu kemi kërkuar që të sanksionohen detyrimin e autoriteteve publike për verifikimin e dorëzimit të raportit të detajuar financiar si dhe ligjshërine.

Burimi i të ardhurave: Forcimi i kontrollit të Raporteve Financiare. Çdo kompanie që kërkon të fitojë një Koncesion Publik duhet të publikojë dhe të vërtetojë se disponon së paku 50% të ardhurave të projektit dhe se burimi i atyre të ardhurave të jetë i ligjshëm.” -u shpreh Tabaku.

Politike #Ligji për Koncesionet dhe PPP tabaku