Politike 9 Korrik 2018, 08:52

Ligji për magjistratët sot në Kuvend, PS në provë për 84 vota. Kujt i kalojnë kompetencat

Shkruar nga Pamfleti
Ligji për magjistratët sot në Kuvend, PS në provë

Ligji për magjistratët sot në Kuvend, PS në provë për 84 vota. Kujt i kalojnë kompetencat

Në seancën e sotme parlamentare maxhoranca do të diskutojë projektligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Kjo gjë do të lejojë emërimin e magjistratëv e të rinj, megjithësë nuk janë ngritur ende KLGJ dhe KLP.

“Për shkak të moskonstituimit të institucioneve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në veçanti të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Shkolla e Magjistraturës aktualisht ndodhet në pamundësinë e organizimit të provimit të pranimit për kandidatët për magjistratë, por edhe të mosemërimit të kandidatëve për magjistratë, që janë diplomuar në muajin qershor të vitit 2018”, thuhet në raportin e Komisionit të Ligjeve.

Ndryshimet e propozuara janë dispozita kalimtare, të cilat tentojnë të zhbllokojnë punën e Shkollës së Magjistraturës, megjithëse ende nuk janë ngritur KLGJ dhe KLP, ndryshimet e propozuara janë dispozita kalimtare, të cilat tentojnë të zhbllokojnë punën e Shkollës së Magjistraturës. 

“Tashmë, këto dispozita kalimtare e kanë kryer efektin e tyre ligjor për dy vite akademike dhe nuk ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes për vitin akademik 2018-2019.

Në rrethana të tilla – meqenëse ende nuk janë krijuar Këshillat (KLGJ/KLP), të cilat ngarkohen nga ligji për të shpallur numrin maksimal të kandidatëve për magjistratë që do të pranohen në formimin fillestar për vitin e ri akademik – përderisa ligji parashikon disa afate, të cilat fillojnë në muajin janar dhe që detyrojnë organet përkatëse, Këshillat (KLGJ/ KLP) dhe Shkollën e Magjistraturës për të ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm, lidhur me organizimin dhe zhvillimin e provimit; duke qenë se ligji nuk lejon zhvillimin e provimit të pranimit, jo më vonë se muaji prill dhe shpalljen e listës së fituesve, jo më vonë se data 15 maj; duke marrë në konsideratë se ngritja e Këshillave nuk është bërë ende e mundur dhe nuk mund të parashikohet cili mund të jetë afati i krijimit të tyre”, evidenton raporti i Komisionit të Ligjeve.

Nga ana tjetër maxhoranca propozon që emërimi i tyre në detyrë të bëhet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, një nga strukturat më të sulmuara nga politika shqiptare.

“Në kushtet kur Këshillat nuk janë krijuar ende dhe kandidatët, që do të diplomohen në vitin 2018, nuk mund të emërohen dhe as të caktohen në pozicion, u vlerësua se e vetmja zgjidhje do të ishte marrja e iniciativës legjislative për të bërë një ndryshim në një prej dispozitave ligjore të ligjit nr. 96/2016, në mënyrë që të lejojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm të emërojë dhe caktojë në pozicione kandidatët magjistratë të diplomuar, deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, thuhet në raportin e Kuvendit.

Politike KLGJ KLP ligji për Magjistratët Maxhoranca