Sport12 Tetor 2019, 15:08

Lika nxeh sfidën: Vllaznia duhet të hakmerret ndaj Partizanit

Shkruar nga Pamfleti
Lika nxeh sfidën: Vllaznia duhet të hakmerret ndaj Partizanit

Vllaznia arriti të merrte një fitore tepër të rëndësishme në javën e shkuar, duke mundur Kukësin me rezultatin 1-2. Gilman Lika u shpreh për “RTSH” se hakmarrja më e mirë për këtë ndeshje, është vetëm fitorja.

“Kemi bërë një punë të mirë deri tani po duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ishte një fitore e rëndësishme sidomos në aspektin psikologjik pasi na jep shumë moral. Është e kaluar dhe morëm 3 pikë të rëndësishme. Ndeshjet vijnë e vështirësohen dhe ekipet e tjera po na njohin mirë duke na e vështirësuar.

“Partizani? E dini që Shkodra ka pak problem me Partizanin dhe i frikësohem kësaj pjese. Po përgatitemi dhe jam i mendimit që kjo ndeshje duhet të merret si e radhës. Hakmarrja më e mirë mendoj se është fitorja”.

Sport Gilman Lika Partizani Vllaznia