Sport14 Tetor 2018, 23:21

Lilaj tregon sakrificat: Se di çfarë ka thënë Panucci, unë gati kam qenë

Shkruar nga Pamfleti
Lilaj tregon sakrificat: Se di çfarë ka thënë Panucci,

Një deklaratë prej ushtari të bindur ka qenë ajo e Sabien Lilajt pas ndeshjes. Ai ka treguar se ka qenë mirë fizikisht, por nuk ka marrë thirrje nga tekniku italian.

“Mendoj që e kishim studiuar mirë kundërshtarin, u munduam ta godisnin në pikët e dobëta të tij. Ata luanin me tre dhe u munduam të shfrytëzonim krahët. Jemi të gjithë në një mendje që ishte paraqitje e kënaqshme. Kishim 5-6 mundësi për të shënuar por kështu është futbolli, po nuk shënove mund ta pësosh.

“Nuk e di se çfarë ka thënë trajneri, por fizikisht kam qenë shumë mirë, thjesht nuk kam marrë thirrje. Kur u dëmtua Ramadani, erdhi thirrja. U tregova gati se në çdo moment çdokush është gati për ekipin kombëtar.

“Para dy ditësh kam udhëtuar gjithë natën, erdha në Tiranë dhe qëndrova vetëm gjysmë dite për të fluturua për në Izrael. Por gjithsesi, për ekipin kombëtar nuk jemi asnjëherë të lodhur”, – përfundoi mesfushori.

Sport