Kosova23 Shtator 2022, 09:59

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ish-ministri i transportit i Kosovës, Fatmir Limaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka filluar ta përdorë diskursin e njëjtë sikurse presidenti Aleksandar Vuçiq.

Derisa komentoi deklaratën e Kurtit të enjten në Kuvendin e Kosovës se sindikalistët e kanë shfrytëzuar kohën kur ai ishte për bisedime në Bruksel, për të paralajmëruar grevën, Limaj tha se sikurse Vuçiq para serbëve edhe Kurti në Kosovë po viktimizohet.

“Kurti nisi të flasë së Vuçiq. Po viktimizohet”,ka thënë ai.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka deklaruar se Qeveria aktuale e Kosovës është kthyer në qeveri të administrimit dhe mirëmbajtjes, ku Albin Kurti po duket si administrator e Hekuran Murati si kontabilist.

Sipas tij, kryeministri Kurti është administrator dhe e ka një kontabilist për mbledhjen dhe shpërndarjen e parave.

Ai ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënie për shkak të mosefikasitetit qeverisës.

“Nuk është praktikë e mirë që të shkojmë në zgjedhje çdo vit, por kjo varet nga qeveria. Do të donim të kemi një qeveri stabile dhe me mandat 4-vjeçar. Nëse Qeveria nuk qeverisë por administrohet, mund të shkohet në zgjedhje ndoshta, nuk e di”, tha ai.

Prishtine Albin Kurti Aleksandar Vuçiq Fatmir Limaj

Kosova