Aktualitet27 Mars 2019, 14:54

Lind vajzën në Greqi në ‘92, sot rezulton pa dokumente

Shkruar nga Pamfleti
Lind vajzën në Greqi në ‘92, sot rezulton pa dokumente

Lind vajzën në Greqi në ‘92, sot rezulton pa dokumente

Merita Fejzo është 49 vjeçe ndërsa burri Flamuri është 51 vjeç. Kanë dy fëmijë, djali ka lindur në Shqipëri ndërsa vajza në Pire, Greqi.

Në vitin 1991 janë larguar të dy si çift në Greqi si emigrant, e kanë kaluar kufirin në këmbë. Sapo ishin lidhur bashkë, u rrëmbyen dhe nuk bën dasmë. Jetonin në Pire dhe Merita ngeli shtatzënë. S’kishte asnjë dokument atje, nuk ishin të regjistruar dhe kur e zunë dhimbjet e lindjes e çuan në një spital atje afër që duhej Zanio.

Në Pire lindi vajzën Borën, kishin shumë frikë për shkak të mungesës së dokumentave se mund t’iu hapeshin probleme. Emigrantë të tjerë shqiptarë ju kishin thënë që nëse jeni pa dokumente do paguani shumë lekë në spital, me emër mysliman ju fusin brenda në burg etj, Merita thotë se gjuhën greke nuk e dinte fare, me shenja janë marrë vesh me mjekët dhe infermierët. Lindi me operacion ndaj qendroi 7 ditë në spital sa i hoqën penjtë.

Shkuan në shtëpi, por nuk morën çertifikatën e lindjes, nuk jua dhanë dhe nuk e kërkuan sepse nuk e dinin. Ishte lindja e parë dhe se kishin idenë. Bora bëri vaksinat rregullisht, e futën në kopsht e më pas në shkollë. Në vitin 1994 erdhën dhe bën celebrimin në Shqipëri dhe regjistruan gocën tek gjendja civile në Sukth ku jetonin. Në vitin 1997 ikën prapë në Greqi, bën dokumentat. Pas gjithë këtyre viteve vajza nuk gjen dot certifikatën e lindjes për të marrë pasaportën greke. Shteti grek e kërkon me patjetër certifikatën e lindjes për ta pajisur me dokumentacion. Aktualisht Merita thotë se Bora nuk figuron e regjistruar as në Shqipëri dhe as në Greqi. Ajo është bërë nënë vetë, është martuar atje. Është interesuar tek spitali ku ka lindur, por i kanë thënë se nuk ka asnjë dokument pasi janë djegur, ndërsa spitali është mbyllur.

E ftuar sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, Merita tregoi gjithë peripecitë që ajo dhe bashkëshorti janë detyruar të kalojnë në emigrim, ndërsa kërkon që vajzës së saj të mos i mbyllen dyert në Greqi.

Vetë Bora, në një lidhje telefonike tregoi problemin që kishte. “Nuk marr dot certifikatë lindje në Greqi. Nuk ke asnjë dokument, asgjë që e vërteton, më thonë këtu. Këta thonë t’i nuk figuron e lindur as në Greqi dhe as në Shqipëri. Dhe në një dokument që kam, emri i nënës nuk është i saktë”,- tha Bora.

Problem i madh është edhe fakti që në spitalin ku ka lindur 20 vite më parë, Bora nuk gjen dot certifikiatën për shkak se dokumentet janë asgjësuar.

Sociale Lind vajzën në Greqi në ‘92 sot rezulton pa dokumente