Bota10 Shkurt 2023, 08:43

Lindi nën rrënojat e tërmetit, mijëra njerëz ofrohen të adoptojnë foshnjën

Shkruar nga Pamfleti
Lindi nën rrënojat e tërmetit, mijëra njerëz ofrohen

Mijëra njerëz janë ofruar të adoptojnë vajzën që lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, ku mbetën të vdekur më shumë se 20 mijë persona.

Foshnja, Aya lindi nën rrënoja, por nëna babai dhe katër vëllezërit dhe motrat e saj ndërruan jetë. Aktualisht e vogla ndodhet në spital.

“Ajo mbërriti të hënën në një gjendje kaq të keqe, kishte shenja, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë”, tha personi që kujdeset për të.

Videot e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet treguan një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, teksa mbante një foshnjë të mbuluar me pluhur.

Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë Ayan.

Ai ka deklaruar, “Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të kthehen të afërmit e saj. Për momentin gruaja ime po e ushqen me qumësht gjiri”.

Nga tërmeti i ditës së hënë, në Siri kanë humbur jetën më shumë se 3 mijë persona, ndërsa shumë të tjerë janë ende nën rrënoja.

Bota adoptim foshnje rrenjoja