Foshnjat minj kanë lindur të shëndetshme duke përdorur spermën e ngrirë dhe të ruajtur në një ambient pothuajse pa peshë në hapësirë.
Ekipi japonez prapa këtij eksperimenti që thyen gravitetin, nga International Space Station (ISS), ka thënë që transportimi i “farave të jetës” jashtë Tokës është i mundshëm.
Më tej ata kanë shtuar që banka të spermës mund të krijohen në Hënë si mbështetje në qoftë se ndodh ndonjë fatkeqësi në Tokë.
Megjithatë ende është e pa qartë në qoftë se kjo mund të ndihmojë njerëzit që të popullojnë hapësirën.