Aktualitet22 Mars 2018, 20:51

Lindita e arsimit nuk i njeh anglishten studentes së diplomuar në Angli! Historia e rrallë

Shkruar nga Pamfleti
Lindita e arsimit nuk i njeh anglishten studentes së diplomuar në

Kuvendi Kombëtar i PD/ Vlora kundër Bashës, dështon për të tretën herë mbledhja

Ky vend përfundimisht nuk bëhet. Nuk ka ditë që të mos dëgjojmë skandale të kësaj qeverie. Së fundit mësojmë se një studentë e shkëlqyer shqiptare e diplomuar në Holandë dhe Angli nuk i njihet anglishtja nga Ministria e Arsimit.

Bëhet fjalë për Juna Musain. Në një intevistë në emisionin e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare studentja ka rrëfyer të gjitha vështirësitë që ka hasur në Fakultet dhe ministri.

Juna Musa: Dje ishte data e fundit për tu regjistruar për specializimin e mjekësisë dhe nuk ma dhanë të drejtën për të konkurruar sepse gjithë dokumentat i kisha në rregull dhe nuk më njifnin anglishten që kam bërë në Holandë dhe Angli. Kjo është absurde!

Unë u riktheva në vendin tim për të dhënë kontributin meqënëse unë përfitova nga një bursë ekselence të fituar nga BE si kuotë e shtetit shqiptar ndërmjetësuar nga Fakulteti i Mjekësisë.

Kur unë shkova të përballem me zonjën Etleva që është sekretare e kurrikulave që më dërgoi rektori Arben Gjata ai më tha: Ku e di unë që kjo diplomë nuk është fallco?! Kush është paradoksi këtu? Ato e kanë në arkivën e fakultetit që unë kam fituar bursën që kam bërë studimet në Holandë dhe Angli. Madje universiteti I Holandës I ka cuar një email dhe I ka thënë që këto studente janë diplomuar, ato nuk morën as mundimin ta vërtetonin.

Ilva Tare: Lëndët ti i ke pasur në anglisht?

Juna Musa: Të gjitha në anglisht, unë jam edhe një vërtetim që të gjitha lëndët janë në gjuhën angleze. Ideja është që unë nuk dua të shkoj ta konvertoj këtë diplomë të ministria e Arsimit sepse masteri që unë kam mbaruar për fat të keq nuk hyn në punë këtu. Sepse ne kemi një institucioni ku është implementuar masteri që unë kam bërë atje. Pra unë jam e mbikualifikuar.

Po cfarë kërkon ajo nga ministria e Arsimit?

Juna Musa: Unë kërkoj që Ministria e Arsimit, së bashku me dekanin dhe rektorin kur të bëjnë rregulloren ta bëjnë të plotë dhe jo një rregullore të thatë dhe të kenë sa më shumë komunikim me studentët. Ata gjoja po ushtrojnë një politikë që mos ti largojnë mjekët por në rastin tim nuk ndodhi ashtu dhe në rastin e shumë studentëve të tjerë që mbase nuk kanë guxim që të shprehin problematikat.

Juna Musa tha se është e gatshme të hedhë në gjyq ministrinë e Arsimit, duke ia shprehur shqetësimin e saj edhe zyrës së Bashkimit Europian.

Juna Musa: Unë jam e gatshme që ti hedh në gjyq për dëmshpërblim për dëmtimin moral që më kanë bërë dhe nuk do resht së hequri dorë. Unë i kam shkruar edhe zyrës së BE që merret me këto cështje dhe nëse ajo vendos të hedhë në gjyq ministrinë e Arsimit për këtë budallik që ka bërë duke qenë unë viktima atëherë ata do të marrin dhe një gjobë shumë të madhe.

Aktualitet Lindita e arsimit nuk i njeh anglishten studentes së diplomuar në Angli! Historia e rrallë