Politike11 Tetor 2022, 12:46

Liria e medias në Shqipërisë, ambasadori i OSBE-së: Gazetarët po kërcënohen dhe sulmohen fizikisht

Shkruar nga Pamfleti
Liria e medias në Shqipërisë, ambasadori i OSBE-së:

Liria e medias në Shqipërisë nuk është e plotë dhe gazetarët pengohen e madje kërcënohen në ushtrimin e detyrës së tyre.

Ishin këto konstatimet dolën gjatë forumit të tetë për zhvillimin e medias organizuar nga OSBE në Tiranë.

“Njëkohësisht ne besojmë që është e rëndësishme për institucionet publike që t’i japin medias hapësirën që të marrin dhe të botojnë informacionet në mënyrë të lirë. Ky është një nga gurët e themelit të parimit të lirisë së shprehjes”, tha ambasadori i OSBE, Vincenzo Del Monaco.

Në një linjë me ambasadorin ishte edhe Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro.

“Vazhdojmë të shohim që gazetarët përjetojnë taktika frenuese duke përfshirë këtu edhe sulmet fizike dhe kërcënimet dhe ngacmimet ndërsa ata përpiqen që të zbulojnë çështje me ndjeshmëri dhe me interes publik. Zbatimi i ligjit është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur dhe lehtësuar rolin e gazetarëve dhe jo ta pengojnë atë, apo më keq, që vetë ligjzbatimi t’i sulmojë ata.”, tha ajo.

Shqipëria renditet ndër vendet më problematike në rajon sa i takon lirisë së medias ku edhe në raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” vihet në dukje rreziku që i kanoset lirisë së shprehjes.

Ndërkohë po ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hartuar një rregullore të re sa i takon marrëdhënieve me median, por më shumës sesa rregullon këto marrëdhënie, kjo rregullore duket se tenton të censurojë informacionin.

KLP kërkon që media të mos publikojë asnjë dokument që është sekret. Po ashtu media detyrohet që të frmosë këtë rregullore dhe bihet dakord që nëse drejtuesve të KLP nuk ju pëlqen nja gazetar, atëherë media është e detyruar të dërgoj një tjetër për mbulimin e aktiviteteve të institucionit.

Politike #Liria e medias në Shqipërisë ambasadori i OSBE-së gazetarët