Politike26 Janar 2023, 14:32

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe

Shkruar nga Pamfleti
Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është liruar nga burgu.

Tushe ka lënë qelinë pasi i kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën për liri pasi ka përfunduar dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Në korrik të vitit të vitit të kaluar Tushe u dënua me 2.4 vite burg. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa për akuzën e favorizimit në tendera u shpall i pafajshëm.

Kujtojmë se SPAK kërkoi për të 3. 6 vite burg. Përveç dënimit penal, gjykata vendosi që ish kryebashkiaku  të mos ushtrojë asnjë funksion pubik për 5 vitet e ardhshme.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga përgjimet dhe të dhënat e dala nga komunikimet në Whatsaap mes Tushes, nënkryetarit dhe zyrtarëve e personave të tjerë rezultonin biseda që lidheshin me orientimin për tenderat, lejimin e një qytetari të ndërtonte pa leje, si dhe abuzime me karburantin e bashkisë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 26.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 28 akti, datë 25.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit F.T., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi: – Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. F.T., me vendimin nr. 50 datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. F.T. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.”– njofton Gjykata.

Politike Fatos Tushe Lirohet nga burgu