Aktualitet24 Janar 2023, 11:39

Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi

Shkruar nga Pamfleti
Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë së Lushnjës,

GJKKO ka liruar nga qelia ish-nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi.

Nushi së bashku me kryetarin e bashkisë Fatos Tushe dhe drejtorin e prokurimeve u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera.

Në vendimin sotëm GJKKO kërkoi “lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Nushi nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor”.

Nushi u arrestua dy vite më parë pasi Prokuroria e Posaçme kishte dyshime për abuzime me tenderin “Për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 24.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit G.N., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. G.N., me vendimin nr. 101, datë 11.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

Aktualitet #Gentian Nushi GJKKO