Aktualitet 1 Prill 2018, 18:10

‘Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët’/ Të arrestuarit në Kukës, protesta në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

‘Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët’/ Të arrestuarit në Kukës, protesta në Tiranë

Pas arrestimit të protestuesve në Kukës, dhjetra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur para drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar në Kukës për përleshjet e shkaktuara të shtunën gjatë protestës në Rrugën e Kombit.

Nën thirrje dhe ovacione, “Lironi vëllezërit tanë!”, Shoqëria ka kërkuar lirimin e menjëhershëm e të gjithë të arrestuarve në Kukës, pas protestës e cila kaloi në përdorimin e dhunës dhe shkatërrimin e vendit ku paguhej tarifa e rrugës.

Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Biznesi për Biznesin kërkon lirimin e personave të ndaluar nga policia dhe shpreh shqetësimin se protesta kundër pagesës në Rrugën e Kombit po përdoret për të frikësuar dhe persekutuar qytetarët e Kukësit.

Shoqata bën thirrje që të shmanget dhuna dhe ripërsërit qëndrimin e saj kundër tarifës së vendosur për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Kemi argumentuar që kjo taksë është e padrejtë, sepse paguhet. Rruga është ndërtuar me fonde publike dhe jo private”, thonë përfaqësuesit e shoqatës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Video:

Aktualitet ‘Lironi shqiptarët arrestoni grabitqarët’/ Të arrestuarit në Kukës protesta në Tiranë