Bota11 Janar 2023, 08:42

Lista/ CNN tregon cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2023, Shqipëria në vend të 51

Shkruar nga Pamfleti
Lista/ CNN tregon cila është pasaporta më e fuqishme në

Tri pasaporta aziatike kryesojnë listën e pasaportave më të mira në botë, të cilat u ofrojnë mbajtësve të tyre liri më të madhe të udhëtimit, se ato të çdo vendi tjetër.

Sipas CNN , qytetarët japonezë gëzojnë akses pa viza ose viza sipas kërkesës në një rekord prej 193 destinacionesh në mbarë botën, pak përpara Singaporit dhe Koresë së Jugut, qytetarët e të cilëve mund të vizitojnë lirisht 192.

Nën tre vendet e para aziatike, një numër i madh vendesh evropiane qëndrojnë pranë majës së renditjes. Gjermania dhe Spanja janë të lidhura në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.

Më pas janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara shfaqen në numrin 7, krahas Belgjikës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.

Pasaporta shqiptare renditet në vendin e 51, me 115 destinacione.

Ndërkohë, pasaportat më të dobëta janë si më poshtë:

102. Kore e Veriut (40 destinacione)

103. Nepal, Palestinë (38 destinacione)

104. Somali (35 destinacione)

105. Jemen (34 destinacione)

106. Pakistan (32 destinacione)

107. Siri (30 destinacione)

108. Irak (29 destinacione)

109. Afghanistan (27 destinacione).

Bota #CNN tregon cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2023 Shqipëria