alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Lista Serbe shpreson në mbajtjen e referendumit serb në Kosovë: S’kemi siguri nëse BE do t’i përmbushë detyrimet

14/01/2022, 19:41
ne Rajoni
A A
Lista Serbe shpreson në mbajtjen e referendumit serb në Kosovë: S'kemi siguri nëse BE do t’i përmbushë detyrimet

Lista Serbe shpreson në mbajtjen e referendumit serb në Kosovë: S'kemi siguri nëse BE do t’i përmbushë detyrimet

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi gazetarëve në Beograd se ende shpreson dhe i beson Bashkimit Evropian se do të mundësojë mbajtjen e referendumit për ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë në fushën e drejtësisë në Kosovë të dielën.


“Nuk mund të them me siguri nëse BE-ja do t’i përmbushë detyrimet e saj, sepse kjo nuk ka të bëjë më as me ne si njerëz që do të votojmë në atë referendum, por kjo është një çështje që ka të bëjë me anëtarësimin në BE”, u ka thënë Rakiç gazetarëve pas takimit të përfaqësuesve serbë nga Kosova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Sipas Rakiçit, BE-ja ka kërkuar nga Serbia një referendum për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë. “Kërkojmë nga BE-ja që nga fjalët të kalojnë në vepra, kanë folur shumë, kanë premtuar shumë, ne i kemi besuar, sidomos ne serbët e veriut të Kosovës sepse kemi shkuar në zgjedhje në vitin 2013 duke besuar në një të ardhme më të mirë dhe se rruga evropiane. Të dielën (16 janar, ditën e referendumit), BE-ja dhe EULEX-i do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë – a janë ata në favor të pranimit të Serbisë në atë rrugë evropiane, apo është thjesht një histori boshe,” ka thënë mes tjerash Rakiç. Në takim me Vuçiçin, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili nga dhjetori i vitit të kaluar është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Radoiçiç është bërë nënkryetar i Listës Serbe në vitin 2018, pak muaj pas vrasjes së politikanit opozitar nga Mitrovica e Veriut, Oliver Ivanoviç. Millan Radoiçiç është përmendur në dokumentet e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, në lidhje me vrasjen e Ivanoviçit. Institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Udhëheqësit e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë dalë me deklaratë të përbashkët, pas takimit me zyrtarët e vendeve të Kuintit dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas institucioneve të Kosovës, qytetarët serbë të Kosovës, me dyshtetësi, do të mund të votojnë për referendumin në Serbi sipas praktikave ndërkombëtare, që në këtë rast, sipas tyre, nënkuptojnë mundësitë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë. Ato u kanë bërë thirrje vendeve të Kuintit që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, marrë parasysh se pavarësia e saj është njohur nga shumë vende demokratike në botë. Të premten, 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

-Lexo edhe:

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

Mali i Zi seancë maratonë për rrëzimin e qeverisë, Abazoviçi ofrohet ta ristrukturojë; 9 deputetë nënshkruajnë iniciativën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës, mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, të shtunën, 15 janar, në orën 14:00. Në njoftimin për media është thënë se në rend të ditës është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të ketë “pasoja të mëdha dhe më të gjera se sa pritej” nëse nuk do të hapen qendrat e votimit në Kosovë.

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter
Rama prezanton nismën ‘Micro Folie’: Këtë vit duam t’ja dedikojmë fëmijëve, rinisë!

Rama prezanton nismën ‘Micro Folie’: Këtë vit duam t’ja dedikojmë fëmijëve, rinisë!

Interi fitoi trofeun e parë të sezonit, modelja shqiptare e papërmbajtshme, postimet e fundit çmendin ndjekësit (Fotot)

Interi fitoi trofeun e parë të sezonit, modelja shqiptare e papërmbajtshme, postimet e fundit çmendin ndjekësit (Fotot)

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

19/08/2022, 23:01

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

19/08/2022, 22:54

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

19/08/2022, 22:44

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

19/08/2022, 22:22

Vala e të nxehtit “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

19/08/2022, 22:16
Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

19/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In