Avdullah Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, së fundmi ka folur lidhur me listën e Lëvizjes Vetëvendosje që po kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas Hotit brenda listës së VV-së ka gjithçka vetëm për të fituar një grusht votash.
“Personat që është e pakuptimtë që të qëndrojnë në një listë. Ke gjithçka brenda një liste vetëm për të fituar një grusht votash.
Është një listë që sic ka ndodh edhe në të kalumen. Copë-copë do të bëhen këta njerëz sepse nuk ka logjikë. Një parti politike e mban bashkë një lloj mendësie, ndërsa këtu nuk e keni kështu”, tha Hoti.
Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, ku Avdullah Hoti do të jetë kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së.