Aktualitet 6 Shkurt 2023, 12:29

LIVE/ Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri; mbi 1300 viktima, vazhdon kërkimi për të mbijetuarit

Shkruar nga Pamfleti

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi mëngjesin e sotëm Turqinë dhe Sirinë rreth orës katër të mëngjesit, duke shkaktuar qindra viktima.

Sipas raportimeve, numri i viktimave deri më tani ka shkuar në mbi 3500, ndërkohë që mijëra të tjerë kanë mbetur të plagos. Po ashtu vijojnë kërkimet nën rrënojë dhe sipas raportimeve të mediave turke, bilanci pritet të përkeqësohet.  Tërmeti ra në kufirin turko-sirian dhe në Siri, janë konfirmuar mbi 700 njerëz që kanë vdekur, duke përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus.

Përmbledhja e zhvillimeve

-Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore pas një tërmeti të madh që ka vrarë më shumë se 2300 njerëz

-Tërmeti me magnitudë 7.8 e kishte epiqenderën në Gaziantep në orët e para të së hënës, ndërsa njerëzit ishin në gjumë.

-Një lëkundje e re me magnitudë 7.5 goditi rreth orës 13:30 me kohën lokale (10:30 GMT), për të cilën zyrtarët thanë se “nuk ishte një pasgoditje”.

-Media shtetërore turke raporton se më shumë se 2300 njerëz u vranë vetëm në Turqi pas tërmetit të parë, me më shumë se 5,300 të plagosur.

-Autoritetet siriane raportojnë mbi 1200 të vdekur dhe më shumë se 3000 të plagosur

-Ekipet e shpëtimit po garojnë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pasi qindra ndërtesa u shembën në të dy vendet

-Udhëheqësit botërorë janë zotuar të dërgojnë ndihma pasi Turqia bëri një apel ndërkombëtar për ndihmë

-Miliona njerëz në Turqi, Siri, Liban, Qipro dhe Izrael e ndjenë tërmetin

Qendra e tërmetit në Turqi


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

23.00- Shkon në 3.500 numri i viktimave

Bilanci tragjik i shkaktuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në kufirin Turqi-Siri, vazhdon të rritet shumë shpejt. Raportimet e fundit tregojnë se numri i viktimave në dy shtetet e goditura nga tërmeti, kap shifrën e mbi 3554 personave të vdekur deri tani.

Sipas informacioneve, në Turqi raportohet se mbi 2,316 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 14 mijë janë të plagosur. Ndërkohë që në Siri raportohet një shifër prej 1238 viktimash dhe mbi 3000 të plagosur.

19.00- Erdogan shpall 7 ditë zie

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt. Nëpërmjet një postimi të bërë, Erdogan shkruan se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë.

“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë ditën e diel më 12 shkurt 2023 në të gjithë vendin dhe në zyrat tona përfaqësuese të huaja”, shkruan Erdogan.

Turqi u godit nga një tërmet 7.8 ball dhe deri më tani raportohen 3 mijë viktima, numër që pritet të rritet në orët në vijim.

18.15Shkon në  2.500 numri i viktimave

Bilanci i personave të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë vazhdon të rritet. Në një raportim të fundit mësohet se numri ka shkuar në 2469 viktima.

Sipas të dhënave nga autoritetet turke dhe siriane, numri i të vdekurve është rritur sërish. Turqia ka raportuar 1,541 vdekje, ndërsa autoritetet në Sirinë e kontrolluar nga qeveria kanë regjistruar 928 vdekje.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa disa ekspertë kanë vlerësuar se numri i të vdekurve mund të rritet deri në 10,000

17.20- Shënohen mbi 120 pasgoditje tërmeti të fuqishme

Të paktën 120 pasgoditje janë raportuar nga Turqia, pas tërmetit 7.8 ballë që shkatërroi me mijëra ndërtesa.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, i cili raporton vetëm pasgoditjet më të fuqishme, raportoi se të paktën 43 pasgodije ishin me magnitudë mbi 4.3 ballë. Ndërkohë e gjithë Bota është solidarizuar me Turqinë. Presidenti Biden ka autorizuar dërgimin e pajisjeve dhe stafeve të kërkim-shpëtimit për tu ardhur në ndihmë autoriteteve turke.

15.45 Shkon në 2.300 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në afro 2.300, ku afro 1,500 viktima janë në Turqi dhe pjesa tjetër në Siri. Numri i viktimave pritet të vazhdojë të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit. Është ende e paqartë se sa njerëz vdiqën si rezultat i tërmetit të dytë 7.5 ballë, pasi dyshohet se ai e ka shtuar numri e viktimave.

12:40 Pritet të rritet numri i viktimave

Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet.

Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet, ndërsa epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.

Më shumë se 1,388 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 6,427 të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, pas tërmetit me magnitudë 7.8.

Autoritetet lokale në Turqi dhe Siri kanë paralajmëruar se numri i viktimave në orët në vazhdim mund të rritet.

Tërmeti, një prej më të fortëve që godet rajonin në më shumë se 100 vjet, ra 24.1 kilometra nga lindja e Nurdagi, në provincën e Gaziantep, me një thellësi prej 24.1, tha Qendra Sizmologjike Amerikane.

Reagimi i parë nga qeveria turke

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se deri në këto momente numri i të vrarëve në Turqi ishte të paktën 912, ndërsa më shumë se 5,385 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në Siri, deri më tani raportohet të paktën 476 të vrarë dhe mbi 1,042.

Presidenti i Turqisë  tha se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Kjo është fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939, u tha Erdogan gazetarëve, duke shtuar se 2818 ndërtesa u shembën si pasojë

“Po vijon pjesa e transportimit me ushqime, veshje e mjete në zonat e goditura nga tërmeti si masë nga autoritetet turke për të përballuar pasojat e tërmetit. Është dimër, është ftohtë, tërmeti ndodhi në orët e natës dhe në një mot aspak favorizues. Deri më tani janë konfirmuar 912 viktima në zonat e prekura të Turqi. Janë rreth 5835 të plagosur dhe 2818 godina të shkatërruara, tregues i tërmetit katastrofik. 2470 persona janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një pjesë e mirë kanë ndërruar jetë, janë afro 9 mijë veta në ekipet e shpëtimit. Po punohet për të nxjerrë nga rrënojat personat që kanë mbijetuar, puna vijon minutë pas minute. Në Ankara ka mbërritur grupi koordinator me drejtues zëvendëspresidentin”, tha Erdogan.

Reagimi i ndërkombëtarëve

Qeveria turke ka marrë ndihmë nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Bashkimi Evropian dhe 45 vende pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Lajmin e bëri të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim televiziv të parin pas tërmetit, duke shtuar se të paktën 912 persona kanë vdekur në vend deri në orën 11 të paradites kur ai zhvilloi konferencën.

 Greqia i ofron ndihmë Turqisë, Mitotakis: Greqia po mobilizon burimet e saj për ndihmë

Në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka theksuar se Greqia ndodhet në krah të Turqisë dhe Sirisë pas katastrofës biblike dhe qindra viktimave që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm në këto dy shtete.

Në postimin e tij, nga të parët e udhëheqësve të huaj që kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj dy vendeve , Mitsotakis shkruan:
“I trishtuar thellësisht nga fatkeqësia shkatërruese e tërmetit në Turqi dhe Siri. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit që janë prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë”, tha ai.

Moti i keq vështirëson kërkimet

Qytetarët e Turqisë përveç tmerrit të përjetuar nga tërmeti po përjetojnë edhe temperaturat ekstreme. Temperaturat pak mbi pikën e ngrirjes po ndodhin në provincën Gaziantep të Turqisë, me reshje shiu dhe bore që parashikohen të hënën dhe të martën. Reshjet e borës do të jenë më të përhapura gjatë ditës së hënë dhe do të zgjasin deri të martën. Bora do të jetë më e madhe në lartësitë më të larta, por mund të bjerë deri në kufirin me Sirinë.

BREAKING: A 3rd #earthquake just hit #Turkey 30 minutes ago, this time 7.5 on the Richter scale.
Drone footage: rescuers in Turkish cities search for earthquake survivors#turkiyeearthquake #earthquakes pic.twitter.com/noMPsP8cq5

— Rahul Sisodia (@Sisodia19Rahul) February 6, 2023

Kryesore tërmeti Turqia