
Jurgen Klop ka dështuar sërish t’i drejtojë të “kuqtë” drejt një fitoreje në Premier League, pasi janë mundur me rezultatin 3-1 në transfertë përballë Brentford.
Dominimi i “grerëzave” erdhi që në fillimin e lojës, por goli i parë do të vinte në minutën e 20-të, ku mbrojtësi i Liverpool, Konate bëri një gabim në mbrojtje dhe e dërgoi topin në rrjetën e tij dhe duke I dhënë avantazhin kundërshtarëve.
Djemtë Thomas Frank, nuk do të ndaleshin me kaq pasi në minutën e 40’, shënuan sërish këtë herë me Yoane Wissa, i cili pas një krosimi kërceu më lart nga të gjithë duke e gjetur të papërgatitur portierin Alisson dhe duke vulosur shifrat 2-0 për 45-minutëshin e parë.
Me fillimin e pjesës së dytë u duk sikur diçka ndryshoi, pasi në minutën e 50’-të, Trent Alexander-Arnold kroson bukur dhe Oxlade-Chamberlain ngushton diferencën mes ekipeve. Mirëpo në minutën e 84’, Bryen Mbuemo shënon duke i dhënë skuadrës së Liverpool, goditjen përfundimtare.
Me këtë humbje Liverpool ndodhet në vendin e 6-të me 28 pikë, ndërsa Brentford ndodhet në vendin e 7- vetem dy pikë larg “të kuqve”.