Sport24 Gusht 2019, 20:30

Liverpool është tjetër nivel, Salah i jep leksion futbolli Arsenali!

Shkruar nga Pamfleti
Liverpool është tjetër nivel, Salah i jep leksion futbolli

Liverpool ka mposhtur 3-1 Arsenalin në javën e tretë të Premier League duke u ngjitur në krye të renditjes.

Ishte Joel Matip ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 41’ të takimit dhe pas pushimit Salah ka vulosur fitoren e madhe me dy gola brenda 10 minutave.

Torreira ka shënuar golin e nderit për miqtë në fund të takimit. Pas dy fitoreve radhazi, Arsenali ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Anfield. Paraqitja e londinezëve ishte e dobët dhe në asnjë moment nuk kanë qenë të barabartë me vendasit.

Liverpool tregoi edhe njëherë se është një nivel tjetër në krahasim me të mëdhatë e tjera.

Sport Arsenal Liverpool