Sport12 Nëntor 2022, 18:20

Liverpuli mposht Sauthemptonin dhe vazhdon ngjitjen, Totenhemi fiton ndeshjen e çmendur

Shkruar nga Pamfleti
Liverpuli mposht Sauthemptonin dhe vazhdon ngjitjen, Totenhemi fiton ndeshjen e

Dopieta e Bentankur i dhuron tri pikë të arta Totenhemit, Livepuli vazhdon ngjitjen me super Nunjez

Liverpuli vazhdon ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Ekipi i Jurgen Klop “likuidoi” me rezultatin 3-1 ish-ekipin e Armando Brojës, Sauthemptonin.

Golat për “Të Kuqtë” u realizua nga Firminjo dhe dopietë e Nunjez, ndërsa mysafirët realizuan me Adams.

Në Londër, Totenham mundi ngushtësisht 4-3 Lids Junajtid, në një sfidë të çmendur. Ekipi i Kontes e pa veten në disavantazh nga Samervill, ndërsa Herri Kejn vendosi baraspeshën. Ishte Rodrigo që kaloi sërish Lidsin në epërsi.

“Spërsat” vendosën ekuilibrat me Davias, por gëzimi zgjati pak minuta pasi kundërshtarët “tundën rrjetën”, këtë herë me Rodrigo.

Për t’i dhënë fitoren Totenhamit mendoi Bentakur, me dopietën e tij që vlen 3 pikë.

Sport Lids Junajtid Liverpul Premier Liga Sauthempton Totenhem