Sport12 Mars 2022, 15:47

Liverpuli nuk i ndahet Sitit dhe i jep kuptim luftës për titull, Salah hyn në historinë e të kuqve

Shkruar nga Pamfleti
Liverpuli nuk i ndahet Sitit dhe i jep kuptim luftës për titull, Salah

Liverpuli nuk i ndahet Sitit dhe i jep kuptim luftës për titull, Salah hyn në historinë e të kuqve

Liverpuli ka mundur 2-0 Brajtonin në javën e 29 të kampionatit anglez të futbollit dhe ka shkuar tri pikë larg Mançester Sitit kryesues me një ndeshje për të rikuperuar.

Të Kuqtë kanë siguruar fitoren në “Amex Stadium” duke shënuar një gol për çdo pjesë loje.

Luis Diaz zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19 me një goditje të zgjuar me kokë, duke rrezikuar dëmtimin pas përplasjes me portierin Sançez.

Goli i sigurisë për miqtë erdhi në minutën e 61 me një penallti të Mohamed Salah, i cili shpërdoroi një rast të pastër në fundin e pjesës së parë, duke zemëruar edhe trajnerin Klop.

Egjiptiani është bërë lojtari i parë në historinë e Liverpulit që shënon të paktën 20 gola në katër sezone të kampionatit anglez.

Gjithashtu, në historinë e Premier Ligës, vetëm Stiven Xherard (212 ndeshje, 120 gola, 92 asiste) është përfshirë në realizimin e më shumë golave për klubin se sa Mohamed Salah (158 ndeshje, 115 gola, 43 asiste), duke barazuar Robi Fëler

Sport Brajton Liverpul Premier Liga