Sport27 Gusht 2022, 18:15

Liverpuli “shkelmon” mini-krizën me goleadë, Haland i përgjigjet me tripletë, Broja shijon fitoren e Çelsit nga stoli (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Liverpuli “shkelmon” mini-krizën me goleadë, Haland i

Liverpuli “shkelmon” mini-krizën me goleadë, Haland i përgjigjet me tripletë, Broja shijon fitoren e Çelsit nga stoli (Video)

Liverpuli “harron” nisjen e keqe të sezonit dhe “shpartallon” 9-0 ekipin e Burnmuthit. Në sfidën e zhvilluar në “Anfield Road”, The Reds shënuan 5 herë në pjesën e parë me Diaz, Eliot, Arnold, Firminjo dhe Van Dajk. Skuadra e Jurgen Klop nuk pati mëshirë as në pjesën e dytë. Ishin sërish Firminjo dhe Diaz që gjetën rrjetën, duke realizuar dopietat personale në këtë ndeshje, si dhe golat e Mefan dhe Karvajo.

Liverpuli renditet në vendin e 8 me 5 pikë, ndërsa Burnmuthi mban vendin e 16 me 3 pikë.

Mançester Siti përmbysi 4-2 Kristal Palas. Pjesa e parë pa mysafirët në avantazhin e dyfishtë, por në të dytën “Qytetarët” kthyen gjithçka në favor të tyre me golat e Silva dhe tripletën e norvegjezit Erling Haland.

Broja e ndoqi ndeshjen nga stoli në fitoren 2-1 që Çelsi i tij mori kundër Leisterit.

Rezultatet:

Çelsi 2-1 Leister

Liverpul 9-0 Bërnmuth

Brentford 1-1 Everton

Brajton 1-0 Lids

 

Sport Çelsi Liverpuli Mançester Siti Premier Liga