Sport15 Gusht 2022, 23:08

Liverpuli zhgënjen sërish në kampionat, supergoli i Dias nuk mjafton në “Anfield Road”, Darvin Nunjez i denjë për film horror (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Liverpuli zhgënjen sërish në kampionat, supergoli i Dias nuk

Liverpuli zhgënjen sërish në kampionat, supergoli i Dias nuk mjafton në “Anfield Road”, Darvin Nunjez i denjë për film horror (Video)

Përfundon ndeshja që mbyll javën e dytë të Premier Ligës. Pas barazimit 2-2 në sfidën e parë kundër Fulhamit, Liverpuli duket se është “abonuar” edhe këtë herë me barazimet, teksa nuk ka shkuar më shume se barazimi 1-1 ndaj Kristal Palas.

Vilfred Zaha kaloi miqtë në avantazh në minutën e 32, i cili mposhti portierin Alison me një goditje perfekte, pas një sprinti që kapi në befasi mbrojtjen vendase.

Skuadra e Jurgen Klop mbeti me një lojtar më pak në minutën e 58. Darvin Nunjez, blerja 100 milionëshe e Liverpulit këtë verë, u ndëshkua me kartonin e kuq nga arbitri sepse goditi kundërshtarin me kokë.

Pamjet e përsëritura treguan se bëhej fjalë për një simulim, por Nunjez ra në grackën e lojtarit të Kristal Palas dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes.

Ky moment karikoi Liverpulin, që arriti të barazonte ndeshjen me një gol spektakolar të Luiz Diaz.

Sport Kristal Palas Liverpul Premier Liga