Aktualitet11 Qershor 2018, 13:52

Llalla i shpëton vettingut, reagon avokati: Sot reforma në drejtësi mori suksesin e parë

Shkruar nga Pamfleti
Llalla i shpëton vettingut, reagon avokati: Sot reforma në

Pavarësisht apelimit të Komisionerit Publik, KPA ka marrë vendimin ditën e sotme që ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet procesit të Vettingut.

“Me këtë sot, ligji fitoi, e drejta gjithashtu, sot mendoj se reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë. Karakteri universal apo i përgjithshëm i vendimit të KPA, do të jetë si udhërrëfyes, detyrim i vendimeve të tjera që janë në të njëjtin standard fakti dhe prove, nuk lë asnjë dyshim ky vendim, edhe detyrues. Tha avokati në përfundim të seancës.

I pyetur nëse ka një hetim për ish kryeprokurorin Llalla, avokati u shpreh se ndonëse ka kërkuar informacion nuk ka marrë asnjë detaj.

“Nuk kam informacion ligjor, në këto kushte sa kohë nuk kam marrë informacionin e duhur, risqaroj që e drejta proceduriale i imponon organit të më informojë kur është i regjistruar me emër procesi apo procedimi, nuk kam informacion të tillë”, u shpreh avokati Sokol Hazizaj.

Aktualitet