Aktualitet 9 Prill 2019, 19:31

“Llesh Kimiku dhe kllouni i Ramës fsheh dështimin e policisë”, PD reagon ashpër kundër ministrit të Bredshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Llesh Kimiku dhe kllouni i Ramës fsheh dështimin e policisë”, PD reagon ashpër kundër ministrit të Bredshëm

Kanë vijuar replikat mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për grabitjen e ndodhur në Rinas ku mbeti i vdekur një person dhe u vodhën 10 milion euro.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministri Lleshaj iu përgjigjet demokratëve, që sipas tij, edhe Policia e Shtetit u përplas me një grup të armatosur kriminal, ata sërish sulmuan uniformat blu.

Bardhi i është përgjigjur ministrit Lleshaj, se po mundohet të fsheh krimin dhe pasigurinë në vend duke sulmuar opozitën.

Në postimin e tij në Twitter,  ish- deputeti shprehet ndër të tjera se policia nuk është në krye të detyrës për të parandaluar krime të rënda.

“Llesh Kimiku kërkon të fshehë dështimin dhe mungesën e sigurisë duke sulmuar opozitën! E vërteta është se policia nuk është ne krye te detyrës për të parandaluar krime te renda si ky sot. Kllouni i Ramës e ka kthyer në polici private të pushtetit kriminal!”, thotë Bardhi në reagim.

Më herët Bardhi ka sulmuar edhe kryeministrin Rama, se e ka kthyer policinë në private në shërbim të krimit dhe kriminelëve.

Ish deputeti i PD shprehet se policia në vend që të merret me banorët te bregu i lumit, të sigurojë sigurinë brenda Aeroportit të Rinasit, ku brenda pistës së saj u vodhën një shumë e konsiderushme parash

Postimi i plotë:

‘Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara. Është çështje prioriteti! Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet’.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet “Llesh Kimiku dhe kllouni i Ramës fsheh dështimin e policisë” PD reagon ashpër kundër ministrit të Bredshëm