Aktualitet12 Janar 2019, 14:03

Lleshaj firmos ndryshimin e radhës në polici, rikthen në detyrë të lartë këshilltarin e ish- ministrit Demiraj

Shkruar nga Pamfleti
Lleshaj firmos ndryshimin e radhës në polici, rikthen në

Lleshaj firmos ndryshimin e radhës në polici, rikthen në detyrë të lartë këshilltarin e ish- ministrit Demiraj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka firmosur të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit. Mësohet se është rikthyer në kupolën e policisë Muhamet Rrumbullaku, i cili është emëruar drejtor i SHÇBA, në vend të Anila Trimit, shkruan ‘CNA.al’

Vendimi i firmosur dje nuk është bërë ende publik për mediat. Rrumbullaku është rikthyer në krye të këtij institucioni pas rikthimit në Policinë e Shtetit të Tonin Vocajt, disa ditë më parë.

Ai ka eksperiencë në Policinë e Shtetit me postin Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike në vitet 2009-2013 dhe ka mbajtur gradën Drejtues i Parë. Ka mbajtur gjithashtu postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017, Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj.

Aktualitet muhamet rrumbullaku Ndryshime në polici sander lleshaj