
Lleshaj paralajmëron bandat kriminale pasi bënë "kërdinë" në Shkodër: Do iu godasim fort!
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përcjellë një tjetër mesazh të fortë nga Shkodra, ku ndodhet këtë paradite për të prezantuar prefektin e ri, Valdrin Pjetrin.
Ministri Lleshja ka deklaruar se krimi i ka dhënë gotidje të forta dhe të rënda sigurisë publike, ndërsa ka paralajmëruar se me drejtorët e rinj të policisë e prefekturës, si dhe me përforcimet e reja, do të jetë goditje të forta kundër bandave.
“Niveli i sigurisë është sfiduar disa herë. Kemi pasur goditje të forta dhe të rënda në drejtim të sigurisë publike, të cilat janë produkt i krimit të organizuar. Do godasim më fortë me drejtorin e ri dhe përforcimet e reja”, ka deklaruar Lleshaj.