Aktualitet 8 Prill 2018, 18:51

Lobimi rus/ Ngjela paralajmëron Bashën dhe Berishën: Politika juaj antiamerikane do ndëshkohet nga forca e ligjit, po destab

Shkruar nga Pamfleti
Lobimi rus/ Ngjela paralajmëron Bashën dhe Berishën: Politika

Por, nëse ka ligj, forca e ligjit duhet t’i tregojë goditjen drastike këtyre keqbërësve që duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe që, duke masakruar shqiptarët, të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

Shkruan Spartak Ngjela

Kot pret Moska dhe Beogradi që me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, ta kthejë politikën proamerikane të shqiptarëve drejt Beogradit dhe Moskës.

Nëse do t’i qajë Putini këta të korruptuar, le të fillojë të qajë që tani.

Nëse mallëngjehet Beogradi ekstrem që ëndërron Kosovën, le ta vijojë mallëngjimin, Kosova është e shqiptarëve dhe ajo e ka fituar lirinë me gjakun e bijve të saj dhe me përkrahjen e madhe të politikës amerikane; me brilancën e presidentit Amerikën Bill Klinton dhe me të gjitha ushtritë e NATO-s

Kaq pa mend janë këta pushtues që mendojnë të kthejnë historinë mbrapa duke pasur Amerikën kundër?

Nuk po lënë gurë pa luajtur: kanë mobilizuar spiunë të vjetër, hoxhallarë të blerë; pseudohistorianë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që kanë kurajë të flasin kundër heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut; thonë që kosovarët nuk janë shqiptarë por kosovarë, domethënë që janë serbë që dinë dhe shqip; dhe lloj- lloj turpesh të tjera, por që nuk ua var më askush as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Po lodhen kot…
Politika ruse duhet të jetë e kthjellët dhe racionale me historinë: të gjitha aneksimit e dhunshme dhe të mbarsura me genocid antishqiptar që ajo i ka bërë në favor të shteteve liliputë sllavë të ngritur mbi territore të gjera shqiptare të pushtuara; tani janë drejt fundit.

Është e pamundur që një histori e nisur keq kundër një populli të mbarojë keq, kur ai popull me heroizëm i ka mbijetuar një historie me tmerr genocidial në dy shekuj rresht kundër tij.

Ja këtë nuk dinë as spiunët pseudohistorianë, as hoxhallarët e ardhur nga orienti që paguhen nga Beogradi prej një shekulli, as të korruptuarit e politikës së lartë shqiptare që mendojnë të bëjnë revolucion prosllav në Shqipëri, as agjentët rusë që ndihmojnë Saliun dhe Bashën e kompani që të destabilizojnë Shqipërinë me përplasje shoqërore, as të blerët dhe të paguarit e krimit ordiner që sorollaten për të vrarë nëpër tubime.

Të gjithë të humbur janë.

Por, nëse ka ligj, forca e ligjit duhet t’i tregojë goditjen drastike këtyre keqbërësve që duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe që, duke masakruar shqiptarët, të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

Koha nuk i pranon më. Shinë një shekull në shpinë të shqiptarëve me paratë e Beogradit, Athinës dhe Moskës. Tani nuk kanë më asnjë forcë, se janë pa fare peshë në opinionin publik të të dy shteteve shqiptarë në Ballkan.

Aktualitet Lobimi rus/ Ngjela paralajmëron Bashën dhe Berishën: Politika juaj antiamerikane do ndëshkohet nga forca e ligjit po destabilizoni Shqipërinë