Aksident i rëndë për Kurtni Haus. Lojtari i Aston Vilës ishte rrugës për në Villa Park, kur Lamborghini Urus V8 doli nga rruga. Haus humbi kontrollin e makinës së tij për shkak të sipërfaqes së lagësht të rrugës. Lamborghini i tij prej 210,000 eurosh depërtoi në gardhin e një çerdhe në Aston, një lagje e Birminghamit, vetëm 25 minuta para se nxënësit të fillonin të dilnin në oborr.
Fatmirësisht Hause nuk plagosi askënd, por, siç shpjegon babai i një nxënësi në Sun, ishte një fat i madh. 43-vjeçari Sabbir Ahmed pranoi se, pasi pa gjendjen e makinës, kishte frikë se kishte viktima: “Vajza ime dhe një mori fëmijësh qëndrojnë në qoshe para portave para dhe pas shkollës. Ishte fat që askush nuk u vra. Të gjithë dridheshin nga ajo që mund të kishte ndodhur. Kur pashë rrënojat mendova se duhet të kishte trupa. Në një orë tjetër të ditës,kushdo mund të ishte vrarë”.
Dëshmitarët thanë se Haus, pas aksidentit, është shfaqur i shtangur dhe i tronditur edhe për shkak se nga përplasja i kanë shpërthyer airbag-ët e Lamborghini-t. Të pranishmit thirrën policinë dhe oficerët e mbërritur në vendngjarje folën me lojtarin. Në maj, Haus kishte pasur probleme me policinë. Mbrojtësi, në fakt, kishte treguar se efektivët e kishin ndaluar për shpejtësi, por ai i ishte lutur ta linin të largohej.