
Grupi ukrainas i muzikës punk, “Beton”, ka bërë një gjetje interesante për të mbledhur fonde për shak të luftës. Kënga e famshme “London Calling” e “The Clash” është përpunuar prej tyre duke nxjerrë versionin “Kyiv Calling”.
I përbërë nga një arkitekt, një ortoped dhe një biznesmen, grupi tre anëtarësh regjistroi një version të riformuluar të hitit nga viti 1979 në një studio në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
Ata shpresojnë se ky projekt do të ndihmojë në mbledhjen e fondeve për operacionet joushtarake të Lëvizjes së Rezistencës së Ukrainës së Lirë (FURM) – ka thënë një publicist i FURM – duke shtuar se “The Clash” kanë rënë dakord të dhurojnë të gjitha paratë grumbulluara për departamentin e komunikimit të lëvizjes.
“Kievi i bën thirrje gjithë botës. Dilni nga neutraliteti, djem dhe vajza”, thuhet në tekstin e versionit të ri, derisa kënga është shoqëruar me një videoklip, ku përfshihen fragmente nga shkatërrimet në Ukrainë.